Zbardhen emrat, ja kush janë  të kërkuarit e dosjes ‘Habilaj’

Autoritet italiane kanë shpallur në kërkim katër persona, si pjesë të një grupi që trafikonte sasi të madhe droge si dhe armë zjarri, nga Shqipëria në Itali. Në kërkim janë shpallur: Nezir Seiti, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj dhe Armando Sulaj. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ata janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, ku bënte pjesë edhe Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i arrestuar në Itali. Ndërkohë, në pranga kanë përfunduar: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busaça dhe shqiptarët Moisi Habilaj, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.

Artikulli paraprakPAJISJA PËR SALDIM SHKAKTON ZJARR NË SHTËPINË RULOT
Artikulli tjetërPAJISI ME ARMË NJË PERSON ME PRECEDENTË KRIMINALË, ARRESTOHET OFICERI POLICISË