Grupi i punës i kryesuar nga Niko Peleshi i ka paraqitur kryeministrit listën e plotë të agjencive dhe institucioneve që propozohen të mbeten pas shkurtimit të 40 prej tyre.

Nga 141 agjenci dhe institucione, do të mbeten 104.Raporti është hartuar pas studimit që grupi i punës u bëri agjencive sipas varësisë që ato kishin për çdo ministri. Ajo që bie në sy është propozimi për të qenë nën varësinë e kryeministrit Agjencia e Titujve të Pronave, e cila pritet t’i bashkëngjitet dhe ALUIZNI dhe Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Nga 28 agjenci dhe institucione që kishte në varësi kryeministri, 7 prej tyre janë shkrirë, ose bashkuar me të tjera, duke propozuar 21.

Ajo që bie në sy është Ministria e Mjedisit, e cila drejtohej nga LSI gjatë katërvjeçarit të kaluar. Ministrisë i Mjedisit i shkrihen 21 agjenci nga 23, duke i lënë vetëm dy agjenci, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Zonave të Mbrojtura dhe Agjencia e Bregdetit (4 sipas rajoneve) dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Ujërave. Në disa nga ministritë, institucionet dhe agjencitë propozohen të organizohen në nivel rajonal, siç është skema e re e qeverisë, e ndarjes së Shqipërisë në katër rajone zhvillimore.

Drejtoritë rajonale të Ujitjes dhe Kullimit (në 4 rajone), që vijnë pas shkrirjes së drejtorive të Bujqësisë, ndërsa rekomandohet krijimi i një Bordi të Posaçëm pranë Kryeministrit për bujqësinë. Në rang rajonal Ministria e Arsimit propozon të ngrejë 4 Drejtori të Sigurisë së Cilësisë së Arsimit Parauniversitar. Ministria e Mirëqenies Sociale, e cila i është bashkangjitur me organizimin e ri të qeverisë Ministrisë së Shëndetësisë, do të ngrejë Shërbimin Social Shtetëror në katër rajonet. Po ashtu edhe Agjencia e Sistemit Shëndetësor Rajonal do të ngrihet në 4 rajone.

Organizimi i ri i agjencive dhe institucioneve në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, parashikon ngritjen e 11 drejtorive spitalore rajonale dhe 24 drejtori spitalore bashkiake. G rupi i punës i drejtuar nga Niko Peleshi analizoi 500 institucione varësie, agjenci dhe institucione të ndryshme, të cilat janë të shpërndara në mënyrë joproporcionale. “Kemi një varietet të madh të punonjësve, nga institucione me 10 punonjës në institucione me 1400 punonjës. Nga analiza që kemi bërë, 20% e institucioneve kanë më pak se 10 punonjës, ndërkohë që rreth 50% e institucioneve kanë më pak se 30 persona në staf”, tha Peleshi në prezantimin e studimit.

Artikulli paraprakHARADINAJ: NESËR PREZANTOJ KABINETIN QEVERITAR
Artikulli tjetërM.MADHE, NDEROHEN MARTIRËT