Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.

Zbardhen 4 vjedhje të kryera më parë.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi K. K., 47 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

Artikulli paraprakALIS NGA SHKODRA FITON EDICIONIN E PESTË TË “X FACTOR ALBANIA”
Artikulli tjetërMETA: NË PARTINË E LIRISË JO MË GRA SKEMAXHIE E MENDJEN TEK TAKAT E LARTA, POR GRA SI BURRA, DHJETRA SI ERISA XHIXHO