Zbardhen tarifat e shkollimit për të gjitha programet e studimit që ofrohen në 12 universitetet publike në vend.

Aplikimi në universitet nëpërmjet plotësimit online të formularit të aplikimit do të vijojë deri në datë 11 gusht. Sipas specialistëve të AKP-së, data e fundit do të jetë e hapur për të gjithë ata kandidatë, që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të plotësojnë formularin e aplikimit. Ndërsa kryerja e pagesës prej 2 mijë lekësh dhe hedhja e notës mesatare në sistem, afat të fundit ka datën 10 gusht 2016. Universitetet e tjera të rretheve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, do ta kenë tarifën vjetore të studimit pothuajse për të gjithaprogramet 20 mijë lekësh. Universitetet publike në vend këtë vit do të pranojnë mbi 22 mijë maturantë.

Artikulli paraprakCUNGU I ZHGËNJYER ME SKUADRËN DHE MENTALITETIN
Artikulli tjetërPËRFUNDON SHKOLLA VERORE EVROPIANE, “EUIC” ÇERTIFIKATA PËR PJESMARRËSIT