Zbardhen përgjimet e GDF-së, si u zbulua ish-zyrtari trafikant

‘Jo para të thata në dorë, ashtu si kishte ndodhur zakonisht. Por ‘bukë’ kokainë më shumë se një kg për secilin. Vlera e kokainës së kapur dy ditë më parë i kalon të 3 milionë eurot, shumë që do të ndahej në 5 pjesë. Ish-zv/drejtori i Hekurudhave në Durrës, Artur Mahmutaj është vënë në pranga dy ditë më parë në Itali, pasi ishte një nga drejtuesit e grupit që u kapën me 75 kilogramë kokainë. Bashkë me të është vënë në pranga edhe një tjetër shqiptar, Besnik Dauti dhe italianët, Massimo Roca dhe Roberto Piano. Roca është përgjuar duke folur me Artur Mahmutajn, shqiptarin 37-vjeçar, i njohur në Shqipëri si zëvendës drejtori i Hekurudhave, para se të përfundonte në telashe dhe t’i hynte rrugës së drogës. Ata nuk e dinë se ndërkohë që flasin po regjistrohet gjithçka. “Na takojnë 14”- thotë Roca. “Për t’u ndarë”- i kujton Mahmuataj. Ai dhe pjesëtarët e tjerë të bandës janë përgjuar si provë për aktivitetin e tyre kriminal. Më pas, shton “edhe një më tepër”. Operacioni antidroge u krye nga forcat e Komandës Provinciale të Guardia di Finanza në Xhenova, duke u finalizuar me sekuestrimin e më shumë se 75 kg kokainë të pastër. Droga u gjet në kontenierin e një anije mallrash, që ishte ankoruar në port. Operacioni i koduar “Rebuffo” është finalizimi i hetimeve komplekse të kryera prej disa muajsh nga Policia italiane. Nga përgjimi i bisedave, është arritur identifikimi dhe arrestimi i 5 personave, dy shtetasve shqiptarë, që dyshohet se janë organizatorët e trafikut dhe 5 italianëve. Arrestimi i 37-vjeçarit Artur Mahmutaj, u bë publik nga të gjitha mediat italiane paraditen e djeshme.

Artikulli paraprakOPERACION I MADH POLICOR, KOSOVA PËRZË 123 FEMRA SHQIPTARE
Artikulli tjetërTË AKUZUARIT PËR SULM NË STADIUM, ZBUTEN MASAT E SIGURISË