Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro dhe kundër për miratimin e Kodi të Ri. Ashtu siç dihet tashmë, këto ndryshime në Kuvend u miratuan me 97 vota pro, 15 kundër dhe me 6 abstenim. Teksa nga maxhoranca ishin 74 vota pro, nga opozita ishin 23 vota.

Mësohet se deputetët opozitare që kanë votuar pro ndryshimeve janë; Grupi parlamentar “Demokraci dhe drejtësi”, i cili ka në përbërje të tij 11 deputetë, mes tyre Edmond Stojku. Bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiun, Selami Jenishehrin, Krenar Rryçin, Koçi Tahirin, Klajdi Qamën, Majlinda Halilajn, Ervis Meçon si dhe Ramazan Gjuzin.

Mes atyre që u pozicionuan pro këtyre ndryshimeve janë dhe grupi parlamentar “I pavarur”, i përbërë nga 9 deputetë. Bëhet fjalë konkretisht për Nimet Musajin, Ylli Shehun, Aurora Mara, Enver Roshi, Ediola Braha, Edlirta Hyseni, Ralf Gjoni si dhe Enada Kapllani. Kundër këtij kodi votuan; Adriatik Alimadhi, Myslim Murrizi, Artur Roshi, Zef Shtjefni, Ambra Borova, Gjetan Gjetani, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, Erion Piciri dhe Elda Hoti.

Artikulli paraprakFOTO/ META TAKON HOMOLOGUN BOSHNJAK DHE JEP MESAZHIN E FORTË: SHPOPULLIMI PROBLEM NË RAJON, NË SHQIPËRI GJENDJA PARAQITET KRITIKE
Artikulli tjetërKODI ZGJEDHOR/ REAGON SHBA: PËR TË ARDHUR KEQ, SHUMICA DËSHTOI TË RESPEKTONTE PËRKUSHTIMIN PËR EMËRUES TË PËRBASHKËT NË KËSHILLIN POLITIK. DETYRË E UDHËHEQËSVE PËR TË…