Makina e oficerit të policisë së Lezhës u dogj qëllimisht një ditë më parë nga dy të rinj të cilët u identifikuan dhe u prangosen nga blutë.Sipas policisë si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Klaudio Gjokhilaj 24-vjeç dhe Klaudio Kovaci 22-vjeç të dy banues në Lezhë.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e ditës së hënë, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Nga veprimet e policisë rezulton se oficeri ishte konfliktuar me dy të rinjtë duke i shoqëruar në komisariat 1 ditë para ngjarjes dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet ti kënë ndjegur automjetin tip “OPEL” i cili ishte i parkuar në afersi të Drejtorisë së Policisë.Materialet procedurale në lidhje me rastin iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Artikulli paraprakPUKË, USHTROI DHUNË NDAJ NËNËS SË TIJ, PROCEDOHET PENALISHT 31-VJEÇARI
Artikulli tjetër1000 VIZITA NË QENDRËN SHËNDETËSORE TË VELIPOJËS