Zbardhet draft-marrëveshja: Ja çfarë propozojnë dy eurodeputetët për zgjidhjen e krizës

Dy zyrtarët e BE-së David McAllister dhe Knut Fleckenstein kanë paraqitur një draft-marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Sipas draftit të OSBE-BE-SHBA, janë propozuar 3 pika kryesore: 1-Të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe kreu i KQZ t’i jepet opozitës 2-Të ketë shkarkime në kupolën drejtuese të policisë 3-Kriminalizim i shit/blerjes së votës Në këtë draft-marrëveshje nuk është përfshirë kërkesa e opozitës, ajo për qeveri teknike. Partia Demokratike insiston fort në kërkesën e saj dhe pa përfshirjen e qeverisë teknike në draft nuk ka negociata zyrtare.

Artikulli paraprakME DOKUMENT FALS DREJT ANGLISË ARRESTOHET 46-VJEÇARI NË RINAS
Artikulli tjetërU KAP ME 83 KG DROGË, TRAFIKANTI SHQIPTAR KYÇ GOJËN PARA GJYKATËS