LISTA KRYESOHET NGA FILIP GURAZIU, ZBATOHET PËRFAQËSIMI 50-50 % BURRA E GRA. Pervec gares per kryetaren e re te Bashkise se Shkodres, ne keto zgjedhje ka edhe nje tjeter gare, ate te keshillit te Bashkise. Nje gare e cila te pakten ne dukje duket e veshtire per te gjitha forcat politike per vete konfiguracionin e ri qe do te kete Bashkia e Shkodres.

Megjithate, tashme per Partine Demorkatike, eshet zbardhur edhe lista e plote e keshilltareve qe do te garojne ne keto zgjedhje. Lista për këshilltarë kryesohet nga Filip Guraziu ish kryetari i Bashkisë Shkodër .Më pas lista pasohet nga n/kryetarja aktuale e PD Shkoder Greta Bardeli dhe kryetari i qarkut Maxhid Cungu.Gjithashtu në 51 emrat e propozuar janë përfshirë pjesa më e madhe e kryetarëve të grupseksioneve të PD-së.Siç e parashikon ligji, demokratët e Shkodrës e kanë ndarë listën në mënyrë të barabartë përfaqësimi 50 – 50 % burra e gra, duke mos munguar në këtë përfaqësim edhe forumi rinor. Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të përbëhet nga 51 anëtarë me ndarjen e re territoriale, 6 anëtarë më shumë se këshilli aktual. Nderkohe qe pritet qe keto dite, te behen public emrat per keshilltare edhe nga forcat e tjera politike.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E ASTMËS
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI ME BANORËT E DAJÇIT