Zbardhet vdekja e ambasadorit grek ne Brazil,është vrarë nga i dashuri i bashkëshortes.Autori pranon krimin

Polici Serxho Gomesh Moreira Fijo, i dashuri i bashkëshortes së diplomatit grek të vrarë në Rio De Zhanero, ka pranuar krimin. Ai është ndaluar sëbashku me vejushën pas gjetjes së trupit të pajetë të Qiriakos Amiridis. Polici ka shpjeguar se e ka vrarë ambasadorin me pistoletën e tij pas një grindje në shtëpinë e këtij të fundit. Më pas e ka transportuar trupin e pajetë në një zonë të braktisur duke përdorur makinën e marrë me qira nga viktima. Aty Serxho Gomesh i ka vënë zjarrin automjetit. Diplomati grek rezultonte i humbur që prej së hënës. Dhe denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë pikërisht nga bashkëshortja.

Artikulli paraprakNGA 1 JANARI HYN LIGJI, TAKSË 8 LEKË/LITËR PËR GAZIN E MJETEVE
Artikulli tjetërSHPËRTHIM MË BOMBË ARTIZANALE NË STAMBOLL