Zbulohen të tjera femra gjermane në radhët e ISIS

Ministria e jashtme e Gjermanisë ka konfirmuar se i ka identifikuar edhe dy femra të tjera në mesin e grupit të pjesëtareve të dyshuara të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), që janë zënë në Irak. Kjo ministri tha se femrat ishin identifikuar pasi zyrtarët nga Ambasada e Gjermanisë në Bagdad e kishin vizituar qytetin verior, Mosul, ku femrat e dyshuara po mbahen të paraburgosura. Forcat e sigurisë së Irakut kanë thënë se i kanë arrestuar 20 luftëtare të jashtme, pasi e kanë çliruar Mosulin nga okupimi i militatëve të Shtetit Islamik, këtë muaj. Tashmë në këtë grup janë identifikuar katër gjermane. Zyrtarët gjermanë tashmë kanë konfirmuar se një 16 vjeçare, e identifikuar si Linda W., dhe një tjetër femër, ishin në mesin e luftëtareve të dyshuara, që ishin zënë nga forcat e Irakut. Prokurorët gjermanë thanë dje se ata po e intervistojnë vajzën Linda W., e dyshuar se ishte anëtare e organizatës së jashtme terroriste. Meqë ishte larguar nga shtëpia, pak kohë pasi ishte konvertuar në fenë myslimane, para një viti, Linda W. ka shprehur keqardhje për vendimin e saj dhe tash vetëm dëshiron “të kthehet në shtëpi te familja” e saj, kanë raportuar mediat gjermane.

Artikulli paraprakKAPET ME 250 MIJË EURO KOKAINË, PRANGA SHQIPTARIT
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI I UJËRAVE TË ZEZA, ANGAZHOHEN FORCAT E ARMATOSURA