Zbulohet bomba e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 60.000 njerëz

Më shumë se 60.000 njerëz do të evakuohen nga qendra e Frankfurt të dielën, pasi një bombë e madhe e Luftës së Dytë Botërore u zbulua nën qytet. Bomba u gjet gjatë punës në një kantier ndërtimi në rrugen Wismarer pranë Universitetit të Gëtes. Policia ka raportuar se për shkak të madhësisë së bombës, ishin e nevojshëm që të evakuoheshin kaq shumë banorë. Mina ajrore 1.4 ton HC 4000 është britanike dhe nuk ka rrezik për njerëzit. Por zona do të evakuohet si masë paraprakë ndërkohë që i hiqet siguresë, për të parandaluar shpëthimin e saj, raporton CNN. Lufta e Dytë Botërore mund të ketë përfunduar mbi 70 vjet më parë, por trashëgimia e saj vazhdon ende të mbetet në qytete në të gjithë Gjermaninë. Në maj, më shumë se 50,000 vetë u evakuan nga qyteti gjerman i Hanoverit, pasi një bombë u zbulua gjatë punës në një vend ku po ndërtohej në lagjen Vahrenwald. Ndërsa në ditën e Krishtlindjeve 2016, 50.000 persona të tjerë u evakuan nga Augsburg në Gjermaninë jugore, pasi një bombë 1.8 ton u gjet nën një parkim nëntokësor.

Artikulli paraprakSHKODËR,ZBULOHEN GRANATA NË VARREZA,DYSHOHET MBETJE TË ‘97
Artikulli tjetërISH-MINISTRI HALIMI REAGON PER VRASJEN E GJYQTARES SE SHKODRES: DËNIM MAKSIMAL PËR AUTORIN