Të gjithë ata që janë të apasionuar pas produkteve të Apple e kanë një ide se kur mund të dalë në treg iPhone i ri. Por tashmë, duket se ka edhe një datë “zyrtare”.

Sipas “Forbes”, që citon një prej websiteve më të besuar sa i përket teknologjisë, më datë 7 Shtator nisin porositë online, ndërsa më 16 Shtator, iPhone 7 do të jetë i disponueshëm për të gjithë. Por a do të quhet iPhone 7? Ndoshta jo. Duke qenë se pritet të jetë një model i ngjashëm në dizajn me iPhone 6, portale të ndryshme mbi teknologjinë shkruajnë se mund të quhet “iPhone 6SE” dhe jo iPhone 7. Megjithatë këtë do ta zbulojmë në Shtator. Nisur nga kjo, Apple pritet që ta prezantojë zyrtarisht iPhone –in e ri më 7 Shtator, si gjithnjë ditë të mërkurë.

Artikulli paraprakFQINJËSIA E MIRË, NUK DO TA BESONI ÇFARË DHURATE I BËN NORVEGJIA FINLANDËS
Artikulli tjetërOKB, APEL PËR KORRIDORET HUMANITARE