Një letër e rrallë me mbishkrimin e heroit kombëtar Skenderbeu është publikuar nga një historian shqiptar Jahja Drançolli.

Kjo letër e rrallë daton pikërisht 568 vjet më parë dhe është e firmosur nga dora e Skenderbeut. Historiani e publikoi letrën në rrjetin social Facebook ku jep edhe shpjegimin për vlerën dhe kuptimin e saj.

568 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!

Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd).

Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore. Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…!

Letra është marrë nga Arkivi Shtetëror I Sienës, nga ku ruhet me fanatizëm për shkak të rëndësisë së madhe historike që ka. Ajo daton në 8 gusht 1451 dhe është 1 nga 10 letrat të cilat faktojnë marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit –Skenderbeut me republika të mëdha të asaj kohe.

“Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…!”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakSISTEMIM- ASFALTIM I RRUGËS OBLIKË QENDËR- LAGJJA E RE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, PJESË E KAMPIONATIT “FIA MOTORSPORTGAMES”