Pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Durrës ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie.

Sipas burimeve në PD, Luan Hoti është emri i propozuar nga demokratët e Durrësit.

Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.

Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.

Artikulli paraprakAFRIKA E JUGUT HEQ MASAT KUFIZUESE NDAJ COVID-19
Artikulli tjetërPS VENDOS EMRIN E FUNDIT PËR ‘6 MARSIN’, JA KUSH KANDIDON NË BASHKINË E LUSHNJËS