Në Qëndrën rinore Arka, është kthyër në traditë kujtimi i emrave të medhenj të artit në Shkodër.

Kësaj radhe, gjithcka është përqëndruar tek një emer i madhi letersise, sic është Zef Zorba. Familjare dhe miq, studiues dhe aktorë të teatrit Migjeni kanë përcjelle kujtimet por edhe krijimtarine e tij në këtë aktivitet që flet shumë për këtë emer te madh në Shkodër. Zef Zorba lindi më 1920 . Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas nëItali. Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllim të qartë desident si “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i Popullit” i Ibsenit etj. Ndoshta edhe për këtë arsye arrestohet më 1946 dhe burgoset nën akuzën e agjitacion e propagandës. Vuan dënimin ndër kampet e punës dhe “riedukimit” deri në vitin 1951. Në heshtjen e thellë të këtij gjysmëshekulli, Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi figurën e intelektualit të vërtetë, larg kompromiseve.

Artikulli paraprakVRASJET NË KUFI, VITI 1990
Artikulli tjetër“DËNIMI” I PARË I IKJES NGA BE, 100 MILIARDË STËRLINA HUMBJE NË BURSËN E LONDRËS