Presidenti ukrainas komentoi mbi rastet e vdekjeve të atletëve ukrainas dhe thotë se Rusia është fajtore për vdekjen e tyre,

“Që nga shkurti, 184 atletë ukrainas kanë vdekur si rezultat i veprimeve të Rusisë dhe vetë Rusia përdor sportin për qëllime propagandistike”,- kështu deklaroi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një bisede me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach. Zelensky gjithashtu i bëri thirrje IOC që të ndihmojë në rivendosjen e infrastrukturës sportive të Ukrainës të shkatërruar nga Rusia.

“Një përgjigje e drejtë për një shtet terrorist mund të jetë vetëm izolim i plotë në arenën ndërkombëtare, në veçanti, kjo vlen për ngjarjet sportive ndërkombëtare,” shpjegoi ai.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKËTO JANË RREZIQET PËR SHËNDETIN NËSE QËNDRONI PËR NJË KOHË TË GJATË ULUR
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 15 DHJETOR 2022, ÇFARË SHKRUAJNË GAZETAT SOT