Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëroi sot se javën e ardhshme PD do të depozitojë në Kuvend draft-ligjin për të përfshirë në ligjin Anti Mafia edhe nene kundër oligarkisë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzave të Belind Këlliçit se i ka shpallur zgjedhjet për kryetar për shkak se ai dhe disa të rinj të FRPD-së i janë bashkuar foltores së Berishës, iu përgjigj se kjo është një sajesë për interesa personale.

-A jeni gati për zgjedhje të pjesshme lokale, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese?

Basha: Të presim vendimet dhe zbardhjen e tyre, pa diskutim që atentati antidemokratik i 30 qershorit është pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga regjimi në fuqi. Objektivi i PD është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Ramës.

-Zgjedhjet në forumin rinor të PD e morët vendimin për tu zhvilluar vetëm sepse Këlliçi do të marrë pjesë në foltoren e Berishës?

Basha: Jo nuk është e vërtetë, kjo është një sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë në drejtimin tim FRPD ka zhvilluar zgjedhje një anëtar një votë. Prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe në përputhje me normat e demokratike, të rinjtë do zgjedhin kryetarin e ri.

Kemi shumë sfida përpara por asgjë nuk pengon PD të zbatojë normat statusore të demokracisë aq më pak interesat personale të pengojnë zgjedhje të tilla 1 anëtarë një votë, që është një risi për të cilën PD është me ballë lart dhe unë si kryetar i saj jam krenar.

-A ka të drejtë kryetari i Partisë Demokratikë për të shpallur zgjedhjet për një organizatë partnere?

Basha: Është i njëjti proces që është ndjekur edhe në vitin 2014, kur për herë të parë është ndjekur parimi një anëtar një votë. Vëmendja juaj duhet të përqendrohet një lajmi tjetër që i shtohet vettingut të politikanëve, javën e ardhshme do të përparojmë me draft ligjin e formuluar prej kohësh për të përfshirë në ligjin anti mafie edhe nen kundër oligarkisë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPOLICIA AKSION, ARRESTOHEN 20 PËRSONA
Artikulli tjetërAMBASADORI BRITANIK TAKIM ME GAZETARË DHE DREJTUES MEDIASH