“Zgjedhjet parlamentare të 2017-s pritet të kalojnë përmes fushatës elektorale më të qetë që Shqipëria ka njohur në 27 vite të pluralizmit”.

Kështu e komentoi nga Shkodra situatën politike analisti i njohur Lutfi Dervishi, i cili shtoi se marrëvëshja mes palëve pritet të hapë negociatat për anëtarësim në BE. Sa i përket listave të Partisë Demokratike, Dervishi thotë se pakënaqësitë që mund të shfaqen, do të jenë afatshkurtra.

Për ligjin e miratuar së fundmi, i cili detyron televizionet të transmetojnë një kohë të limituar të spoteve elektorale pa pagesë, Dervishi thotë se ky nuk është problemi më i madh. Dështim i gazetarisë është nëse fushata lejohet të raportohet nga vetë partitë politike.

Artikulli paraprakPROMOVOHEN LIBRAT HISTORIK NË “MARIN BARLETI”
Artikulli tjetërSENIDA MESI, PREZANTOHET PARA QYTETARËVE