Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porositë e fundit deputetëve lidhur me zgjedhjet e 6 marsit, e ndërsa nuk i ka kursyer edhe ironitë për opozitën.

“Për fushatën do të organizohemi sa më mirë, por duke mos e humbur fokusin nga Këshillimi Kombëtar, se kjo është një shtysë që të gjithë deputetët flasin me njerëzit. të angazhuar do jenë vetëm forcat vendore, deputetët, drejtuesit politik të qarkut, mesazhet të lidhura me hallet, problemet dhe me shpresat e komunitete dhe sa më pak politikë në

këto zgjedhje aq më mirë, se politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është qartë, nga ana jonë ne ofertës së punë, në 6 sheshe nga ana tjetër kundërshtarët tanë me 12 apo 18 kandidatë që do luftojnë për mbijetesën politike të drejtuesve partiak në Tiranë dhe që s’kanë asnjë lidhje me këto zgjedhje”, tha Rama.

Artikulli paraprakMUNGESA E NGROHJES NË SHKOLLA, PROTESTË PARA MINISTRISË, AKTIVISTË DHUROJNË NGROHËSE
Artikulli tjetërMETA: S’DO TË MARR PJESË NË ASNJË ZGJEDHJE, POR KUSH E KA MARRË MALLI DO E KETË MUNDËSINË SHUMË SHPEJT