Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve vendore në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp sot në orën 15:00.

Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë gjetjet dhe përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.

Glover do japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor mbi pajtueshmërinë me angazhimet e OSBE-së, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.

Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.

Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoir zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.

Artikulli paraprakVIJON NUMËRIMI NË 36 BASHKI, VELIAJ TRIUMFON SI NË 2015, POR PA LSI-NË, SHPALLEN 22 FITUES
Artikulli tjetërREL: SHQIPËRIA MBAJTI ZGJEDHJE TË QETA, PA OPOZITËN