Kryetari i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka publikuar disa foto nga qyteti i Belshit duke treguar sesi është transformuar duke u kthyer në një destinacion të rëndësishëm turistik.

‘Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar’ thotë ai. E ndërsa vitin tjetër do të zhvillohen zgjedhjet lokale,

Balla shprehet se PS do të marrë përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”. Ndër bashkitë kryesore që drejtohen nga të zgjedhurit e PD janë Shkodra, Kukësi dhe Pogradeci.

Tashmë Belshi i rilindur tërësisht është një destinacion i rëndësishëm turistik në qarkun e Elbasanit. Dje dhe sot zhvillohet në Belsh festa “Nimfa e Liqeneve”.

Panairi i prodhimeve bujqësore, koncerte folklorike dhe sigurisht mikpritja e popullit të kësaj zone nuk duhet humbur.

Kush e mban mend si ishte Belshi vetëm tre vite më parë kur drejtohej nga partia e Lulit dhe si Belshi është transformuar sot nën drejtimin e Arif Tafanit me mbështetjen e plotë të Kryeministrit Edi Rama, diferenca është si nata me ditën.

Edhe 240 ditë na ndajnë nga zgjedhjet vendore 2019 kur duhet të marrim përgjegjësinë e ndryshimit të drejtimit edhe në bashki të tjera të vendit, të cilat prej vitesh janë peng i modelit Lulzim Basha: “kryetari fle vetëm gjumë”. E GJITHË VËMENDJA TE JU

Artikulli paraprakKREU I SINDIKATËS SË ARSIMIT: SEZONI I RI SHKOLLOR PO NIS ME SHUMË PROBLEME
Artikulli tjetërREFERENDUMI PËR EMRIN, BASHA NIS VIZITËN NË MAQEDONI