Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, ka thënë folur për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj. Sakaq,ka thënë se demokracia do të lerë pas fazën e intubimit dhe do të jetë një frymëmarrje e re për të tërë.

“Ecim të sigurt drejt Ndryshimit të Madh që e do jo vetëm opozita, por shumica mbizotëruese e shoqërisë në Shqipërinë tonë!”, ka shkruar kreu i PL-së.

‘Kulmi i Ndryshimit do të jetë më 14 Maj për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata të cilët janë në opozitë edhe ndihen në opozitë, por për të gjithë. Përfundimisht demokracia jonë do ta lërë pas këtë fazën e intubimit dhe do të jetë një frymëmarrje për të tërë’, tha Meta.

Artikulli paraprak“NË KËTO ZGJEDHJE VENDOSET FATI I DEMOKRACISË”, BERISHA PREZANTON ZEF HILËN SI KANDIDAT PËR BASHKINË E VAUT TË DEJËS
Artikulli tjetërNEGOCIATAT PËR NË NATO, KRYEMINISTRI SUEDEZ: FINLANDA MUND TË ANËTARËSOHET E PARA, SHKAK…