Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla lidhur me zgjerimin detar me 12 milje të Greqisë në detin Jon ka kujtuar se ai dhe partia e tij në 2009 kundërshtuan paktin detar.

Balla thotë se ishte pikërisht grupi parlamentar i PS që i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Për më tepër ajo marrëveshje u rrëzua, dhe Balla konstaton se PS mbetet gjithmonë në anën e duhur të historisë.
Ai akuzon Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën se ishin tre avokatët kryesorë të marrëveshjes antikombëtare.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

KUJTESË PËR VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE QË HODHI POSHTË MARRËVESHJEN E LULEZIM BASHËS PËR DETIN

MË 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta.

Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE🌹🇦🇱 i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta.

Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese.

Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.

Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë.

Ajo Marrëveshje u rrëzua!

PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË ❤️ 🇦🇱👐🏼

Artikulli paraprakTHAÇI SËRISH THIRRJE PËR ZGJEDHJET NË MALIT TË ZI: LISTA SHQIPTARË ËSHTË ZGJEDHJA E DUHUR, ÇON PARA BASHKIMIN NË FAMILJEN E MADHE EUROPIANE
Artikulli tjetërPDK I ‘BASHKOHET’ LVV, VESELI LETËR HOTIT: NUK DO JEMI PJESË E DELEGACIONIT TË 4 SHTATORIT NË SHBA