Pavarësisht suksesit të madh në karrierën e gjatë si artiste, Jennifer Lopez ka pasur zhgënjimet e saj në jetë.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për Entertainment Weekly dhe revistën People, Lopez ka rrëfyer se zhgënjimi i saj më i madh në jetë ka qenë dështimi i martesës 7-vjeçare me Marc Anthony. “Në atë kohë u përpoqa shumë ta bëja martesën tonë të funksiononte, por gjatë rrugës kuptova që humba veten” ka thënë këngëtarja teksa ka treguar se presioni për ta shpëtuar lidhjen me Anthony-n e çoi atë në një rrugicë të errët. “Mendonim se do të qëndronim bashkë në 40 vitet e ardhshme, deri sa vdekja të na ndante” ka shtuar më tej Jennifer Lopez, e cila aktualisht është në një lidhje të shëndetshme me balerinin Casper Smart. Eh vështirë të kesh fat në çdo gjë! 

Artikulli paraprakTONIGHT STAR PLUS – 29.03.2016
Artikulli tjetërTURISTI NGA ARABIA SAUDITE MAHNIT LONDRËN ME KOLEKSIONIN E MAKINAVE TË ARTA