Në interpelancën që ka kërkuar për ministren e Turizmit, deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur shqetësimin e situatës në plazhe duke thënë se nuk do të duhej të bënte këtë diskutim nëse Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen pas të gjitha ngjarjeve të ndodhura sezonin që kaloi.

Sipas Zhupës, në Shqipëri nuk ka asnjë plazh të sigurt që plotëson kriteret, mes të cilave përmend pastërtinë, ujin e testuar, shërbim mbikëqyrje shpëtimi apo pastrim të mbeturinave.

“Dua ta falenderoj Kumbaron që ka zgjedhur të vijë e pamaskuar sic bënte inspektimet në plazhe. Vendi ynë është i bekuar nga natyra dhe njerëz shumë punëtorë, por i mallkuar nga qeveritarë që nu ki kryejnë detyrat e tyre. Mjafton që t’ju kujtoj ngjarjet e hidhura që ndodhën gjatë sezonit turistik, mjafton një google i thjesht që të shihni si mbytet i mituri, mbytet djali i dytë, mbytet 40-vjecarja etj. A ka përgjegjësi Ministrja për këto? Të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro. Në një shtet tjetër do isha duke bërë interpelancë me minister tjetër se Mirela Kumbaro do të kishte dhënë dorëheqjen. Ministrja është përgjegjëse për dhënien e licensave për stacionet e mjeteve, për rrethimin e perimetrit. Nëse do ishin kryer këto, a mendoni se do ishte kryer ajo tragjedi?

Ministrja shkonte natën në Durrës për të inspektuar plehrat, ndërsa ditën lëngonte nga plehrat. Dua t’ju tregoj një skemë. Pikat blu janë plazhet e sigurta dhe Shqipëria nuk ka asnjë të certifikuar në flamurin blu. Nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe që plotëson kriteret.

Plazhi duhet të ketë ujë të testuar çdo javë për pastërti, duhet të ketë hartë me objektet ekzistuese, mbeturinat mblidhen dhe rëra pastrohet, ka shërbim mbikëqyrje e shpëtimi, ka ndihmë emergjente, nuk ka transport motorik në plazh. Janë 32 kritere. Të na thotë vetë për problematikat dhe ecurinë e sezonit turistik të këtij viti”, tha Zhupa.

Artikulli paraprakSHTËPI BARI NË FSHATIN BARDHAJ, DREJTORI I POLICISË VENDORE SHKODËR JEP DETAJE
Artikulli tjetërPAS KRITIKAVE, PËRFAQËSUES TË KIE MUNGUAN NË DARKË, RAMA: FJALIMI IM U RA SI RRUFE NË QIELL TË HAPUR