“Përmirësimi i atraktivitetit turistik në Rajonin Verior të Shqipërisë” është tema e takimit të organizuar nga departamenti i turizmit në fakultetin ekonomik në universitetin e Shkodrës mes studentëve, drejtues institucionesh dhe ekspertë të kësaj fushe. Qëllimi është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit në vendin tonë duke qenë se këtë vit pritet një rritje e numrit të vizitorëve deri në 14 milion persona.

Përfaqësues të bashkisë Shkodër dhe Vau Dejës tregojnë se cilat mbeten sfidat duke nisur që nga menaxhimi i mbetjeve dhe deri tek investimet në infraskturë si domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit.

Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha iu tha studentëve se rritja e numrit të turistëve rrezikon dëmtimin e shumë zonava turistike ndaj kërkohet një menaxhim i mirë nga gjithë aktorët.

Gjatë këtij takimi me studentët mbi turizmin e qëndrueshëm u bënë disa prezantimi për përmirësimin e atraktivitetit turistik në disa zona të rajonit verior që janë edhe më të kërkuara nga vizitorët e huaj dhe ato vendas.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 111 VJETORI I RRETHIMIT TË SHKODRËS
Artikulli tjetërKOMISIONI I POSAÇËM PËR DEZINFORMIMIN, PS PROPOZON KRYETAR ERION BRAÇEN