Një zjarr masiv ka përfshirë gjatë natës pyllin me pisha të Shëngjinit qe ne oren 1 pas mesantes.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje, por terreni i vështirë malor e ka bërë të pamundur shkuarjen në vend dhe izolimin e vatrës së zjarrit.
Po ashtu mësohet se era ka favorizuar përhapjen e flakëve, ndërsa nevojitet ndërhyrja nga ajri, pasi vatrat vijojnë të jenë aktive.
Dëshmitarët thonë se ka rrëzik të përsëritjes së situatës së gushtit të vitit 2016.
Ne vendngjarje ndodhet edhe Prefekti i Qarkut Lezhe Gjon Jaku.