Shkodër 04.03.2016 Njoftim Paraprak

Policia: Më datë 04.03.2016, në orën 21:00 jemi njoftuar se në fshatin Bardhet bashkia Fushë-Arrës, ka rënë zjarr në banesat e shtetasve Gj. Ll. dhe P. Ll. (vëllezër) me banesa ngjitur me njëri-tjetrin. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia e cila ka evakuuar banorët. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Nga zjarri i rënë ka vetëm dëme materiale. Dyshohet paraprakisht se shkak i rënies së zjarrit ka qënë një shkëndi elektrike si rezultat i luhatjeve të tensionit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit. Në përfundim do të dërgohet informacioni i plotë.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPLAGOSJE ME ARMË NË KRYEQYTET
Artikulli tjetërPARIS, SHMANGET KATASTOFA NË AEROPORT