Ditën e dielë, rreth ores 03:00, në fshatin Dhërmi të Himarës është njoftuar për rënien e një zjarri në një banesë dykatëshe dhe menjëhere është njoftuar Salla Operative Himarë.

Menjëherë pas njoftimit shërbimete e policisë dhe zjarrfiksja kanë shkuar në vendngjarje ku kanë bërë të mundur vënien e flakëve nën kontroll dhe më pas shuarjen e tyre. Dyshohet se rënia e zjarrit në banesë të jetë aksidentale.

Banesa dykatëshe nga flakët e marra është dëmtuar pothuajse plotësish. Banesa ishte e pabanuar dhe nën pronësinë e shtetasit me iniciale Dh.Dh, e cila po rikonstruktohej. Grupi hetimor po punon për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakRA NGA 4 METRA LARTËSI, VDES NË SPITAL E REJA SHQIPTARE
Artikulli tjetërKAPET VRASËSI I POLICIT, NGA LAZARATI NË SHBA, PRANGOSET NGA FBI