Zjarr në një pyll me pisha ,flakët përfshijnë 20 ha

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një pyll me pisha në Lekas të Lushnjës. Siç raporton gazetarja e ABC News, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës. Në vendngjarje ndodhen katër zjarrfikse ndërkohë që vendorët kanë kërkuar ndihmë edhe nga zjarrfikëset e rretheve të tjera. Aktualisht flakët kanë prekur 20 hektarë.

Artikulli paraprakU KAPËN KOKAINË, 21 VITE BURG 3 SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërKAMIONI QË THEU MURIN ‘RIKTHEHET’ TE AMBASADA GJERMANE