Mes të arrestuarve për laboratorin e drogës në Kukës është edhe shtetasi Flamur Bisho Çela, i cili është arrestuar në Has në laboratorin e Heroinës.

Flamur Çela është nga lagjia “Skenderbeg” në Shkodër me detyrë punonjës tek reparti i zjarrfikësve në Shkodër. Ende nuk dihet se cili ka qenë roli i tij në laboratorin e heroinës.

Flamur Çela punonte prej 26 vitesh si shofer në repartin e zjarrëfikësve në Shkodër duke qenë një prej shoferëve më të mirë. Mes të arrestuarve është edhe ky shtetas. Më pas priten detaje të reja nga kjo çështje.

Artikulli paraprakTRENI KALON PËRMES TURMËS GJATË FESTIVALIT, MBI 50 TË VDEKUR
Artikulli tjetërPROBLEMET NE PS E LEZHES,REAGON KLODIAN MARKU