Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 13 vatra zjarri ne gjithe vendin ku nuk kane munguar zjarret dhe ne qarkun e Shkodres.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 105 zjarrfikës me 23 automjete, 130 forca ushtarake dhe helikopterë. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ben me dije situaten ne qarkun e Shkodres.

Keshtu një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pyll pishe në Njësinë Administrative Vig-Mnelë të bashkisë Vau-Dejës. Për shkak të erës së fortë zjarri po përhapej dhe ka rrezikuar disa banesa. 30 forca ushtarake kanë punuar së bashku me ato të zjarrfikësve me mjete rrethanore duke shuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe prej 20 ha. Aktualisht këto forca po punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit.

Në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre. Në fshatin Melgush, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar 30 forcave ushtarake dhe pas një pune të gjatë, kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre. Në fshatin Bërdicë, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

Artikulli paraprakKARROCAT E INVALIDITETIT, ADMINISTRATORË NË DISA NJËSI
Artikulli tjetër“WESTERN NË SHKODËR”, QYTETARËT TË FRIKSUAR