Turizmi është një nga industritë më fitim prurëse në botë e në Shkodër kjo vërtetohet me kompanitë e shumta që janë në treg.

Sezoni veror përkufizohet si një nga stinët më me fluks të madh pune për këto kompani të cilat ofrojnë shërbimet e sigurimit shëndetësor, atë të banesës apo bizneseve. Në një intervistë për Star Plus Tv Albana Kraja përfaqësuese e një kompanie sigurimesh tregon interesimin e qytetarëve shkodran sesa të ndërgjegjësuar janë ata për të siguruar shëndetin, banesën apo biznesin ku duke marrë shkas nga zjarret e ndodhura sëfundmi në Shkodër e rreth saj duket se sigurimi është një nevojshmëri e domosdoshme.

Ajo çfarë bie më shumë në sy është se sigurimin e shëndetit qytetarët shkodran e aplikojnë vetëm në momentin kur vendosin të shkojnë me pushime jashtë vendit. Ndërkohë ky sigurim i shëndetit përveçse është I detyrueshëm nga vendet e huaja ku udhetojnë shqiptarët, në të vërtetë kanë shumë përfitime por u mungon ndërgjegjësimi sepse në vendin tonë nuk ka një ligj të detyrueshëm që për sigurimet e lartpërmenduar.

Artikulli paraprak“PROCESI I VETINGUT, BASHKËPUNO EDHE TI”
Artikulli tjetërZJARRET , VIJON SITUATA PROBLEMATIKE