Me anë të një postimi në facebook Bashkia Shkodër njofton se po përballet me një situatë të jashtëzakonshme zjarresh

Drejtoria e Mbrojtjes së Zjarreve dhe Shpëtimit pranë Bashkisë Shkodër po përballet me situata zjarrri të jashtëzakonshme, jashtë çdo parashikimi dhe pritshmërie për muajin shtator 2018.

Nga data 1 shtator 2018 deri në orën 20.20 të datës 29 shtator 2018 është ndërhyrë në 130 raste zjarri dhe ndërhyrje për shpëtim. Rastet e përballuara në këtë periudhë, janë sa totali ndërhyrjeve në muajt korrik dhe gusht të marra së bashku.

Vetëm në 5 ditët e fundit, repqrti zjarrfikës Shkodër është përballur me 61 ndërhyrje, shifër e paprecedent për shërbimin zjarrëfikës për muajt e verës e jo për muajin shtator ku me rënien e temperaturave, edhe rreziku i zjarreve zvogëlohet.

Për shuarjen e zjarreve të rëna, është punuar në çdo orë, ditën dhe natën dhe ne terrene të ndryshme fushore, kodrinore, kullota dhe pyje.Drejtoria e Mbrojtjes Zjarrit  dhe Shpëtimit Shkodër ka punuar me kapacitet të plotë të mjeteve dhe efektivave, 24 orë në 24 në çdo ditë të javës.

Në 5 ditët e fundit, zonat ku ka patur më shumë shfaqje zjarresh janë NJA Velipojë me 13 raste, Njësitë Administrative Bërdicë, Dajç por është ndihmuar edhe në Bashkinë Vau- Dejës dhe atë Fushë- Arrëz.

Në këtë momente reparti zjarrfikës është duke dhënë ndihmë me mjete dhe efektivë në Tuç ku po përballen me një zjarr të përmasave të mëdha.

Nga verifikimet konkrete në terren është konstatuar se këto zjarre janë shkaktuar nga dora e njeriut, për pastrimin e arave, pakujdesia e banorëve por edhe të qëllimshme.

Bashkia Shkodër përsërit thirrjen pët të gjithë banorët e saj, të jenë të kujdesshëm, të mos përdorin zjarrëvënien për pastrimin e sipërfaqeve të tokave sepse situata mund të dalë jashtë kontrolli duke rrezikuar banesa dhe jetë njerëzish thuhet në njoftimin zyrtare të bashkisë Shkodër

 

Artikulli paraprakLEZHË, KONKURSI I BOCETEVE TË GJERGJ SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërSHËNGJIN, KOHA ME DIELL “MBUSH” BREGDETIN