Vijon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Taraboshit në Shkodër.

Zjarrfikëset të mbështetur nga forcat e ushtrisë dhe punonjës të bashkisë kanë punuar gjatë gjithë ditës së djeshme për të izoluar flakët duke mos i lejuar ato t’i afrohen banesave dhe bizneseve. Terreni i thyer malor dhe era e fortë kanë favorizuar përhapjen e flakëve duke vështirësuar punën e forcave dhe mjeteve.

Zjarri në Malin e Munellës është izoluar ditën e djeshme nga punonjësit e Njësisë Administrative, të cilët kanë punuar për disa orë me mjete rrethanore. Gjatë ditës së sotme këto forca do të punojnë për të shuar vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me shkurre dhe pisha. Nje zjarr i madh ka rene ne fshatin Bushat mesditen e se premtes.

Sipas raportimeve te para, nga flaket dyshohet se kane shperthyer edhe disa municione afer nje repart ushtarak i cili nuk eshte me funksional duke djegur nje pjese te tij.Nga flaket rrezikohen edhe banesat rreth e rrotull.Zjarrefikeset kane nderhyre menjehere per shuarjen e flakeve.

Artikulli paraprakKURBAN BAJRAMI, BASHA: DITË PËRKUSHTIMI PËR NJË SHOQËRI MË TË DREJTË
Artikulli tjetërZJARR NË BUSHAT PRANË NJË REPARTI USHTARAK