Vatrat e zjarrit që përfshinë malin e Shengjinit 3 ditë më parë vazhdojnë të jenë aktive.

Gjatë natës flakët e zjarrit kanë përparuar drejt qendrës së qytetit të Shengjinit. Edhe pse zjarrfikësit dhe forcat komando të përfshira në operacionet e shpëtimit krijuan një perimeter sigurie, aktivizimi i 2 vatrave në zonën e “Ranës se Hedhun” e bëjnë situatën sërish kritike, duke rrezikuar seriozisht dhe resortet turistike në këtë zonë. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, si nga toka ashtu dhe nga ajri me heikopter po vijon. Por ndryshe mendojnë banorët që thonë se ndërhyrja ishte e vogel, ndërsa u evidentua pamundësia e shtetit për të përballuar situata të tilla. Operacioni për përmirësimin e situatës vijon në terren.

Artikulli paraprakOPERACION ANTIDROGE NE SPANJE, SHEFI SHQIPTAR
Artikulli tjetërSPANJË, GODITET GRUPI KRIMINAL PËR DROGËN