Një zjarr i madh ka rënë në një masiv të druve në fshatin Bushtricë të Librazhdit duke rrezikuar edhe një lokal që ndodhet aty pranë.

Masivi i druve që është përfshirë nga flakët ishte grumbulluar për t’u shitur. Raportohet se në vendngjarje kanë shkuar 5 zjarrfikëse për të vendosur flakët nën kontroll, pasi në lokalin aty pranë ndodhet një depozitë 1 mijë litërshe me gaz. Deri tani nuk raportohet që të ketë persona të lënduar nga zjarri.

Artikulli paraprakSULMI TERRORIST NË LONDËR, ARRESTOHET I DYSHUARI I DYTË
Artikulli tjetërNJË I VRARË DHE TRE TË PLAGOSUR JASHTË NJË LOKALI NATE