Zv/kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi, e ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Laura Plishta në Star Plus TV, ka folur për projektet e qeverisë për Shkodrën.
Mesi tha se duke filluar nga muajt tetor-nëntor të këtij viti, hapet në Shkodër qendra e shërbimeve qeveritare me një ndalesë, ADISSA. Tashmë është caktuar godina, ndërsa kjo qendër do të shërbejë për punësimin e 25 të rinjëve.
Mesi foli edhe për bashkëpunimin e qeverisë me bashkinë Shkodër. Ajo u shpreh se kërkohet një bashkëpunim me i mire dhe se është e gatshme për çfarëdolloj bashkëpunimi.
Mesi solli si shembull zhvillimin turistik të Shkodrës dhe rikonstruksionin e pallateve në “Xhabije”.
Mesi tha se të gjitha projektet aktuale që po zhvillohen në Shkodër janë investim i qeverisë, ndër to ajo përmendi rrugën e Thethit, të Velipojës dhe projektin e rikonstruksionit të Shirokës.