Van Dave Harmon është lojtari më i ri i Ballkanit. Klubi nga Suhareka ka zyrtarizuar afrimin më të ri me anë të një postimi në rrjetet sociale. 27 vjeçari do të qëndrojë me këtë ekip të Superligës së Kosovës, të paktën deri në vitin 2024.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sulmuesi Harmon është zyrtarisht pjesë e skuadrës tonë.Sulmuesi 27-vjeçar ka firmosur kontratën me skuadrën tonë deri në verën e vitit 2024 duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë “ – Shkruan klubi. Futbollisti nga Liberia ka qenë më parë pjesë e Laçit.

Artikulli paraprakMIQËSORJA ME KATARIN/ KOMBËTARJA NIS PËRGATITJET, ZHVILLON SEANCËN E PARË STËRVITORE
Artikulli tjetër“NË KRYE TË QEVERISË NJË ARMIK I IDENTITETIT KOMBËTAR”, PARALAJMËRIMI I BERISHËS PËR PROTESTËN E 12 NËNTORIT: E FUQISHME DHE…