BRACE: VOTIM UNANIM. GUVERNATORI CËNOI INTERESAT E BANKËS.
Pas shkarkimit nga Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani eshte shkarkuar sot edhe nga Komisioni Parlamentar i Ekonomise.
Vete kryetari I Komisionit, deputeti i PS-se, Erion Brace e ka komunikuar vendimin unanim te Komisionit.

Vendimi i Komisionit të Ekonomisë, vjen pas propozimit që Këshilli Mbikëqyrës i institucionit më të lartë financiar në vend, i bëri Kuvendit për shkarkimin e Fullanit.
Ky propozim u diskutua sot në tryezën e Komisionit të Ekonomisë ku u mor dhe vendimi për shkarkimin e Ardian Fullanit, tashmë të arrestuar në lidhje me skandalin e vjedhjes së parave nga thesari i shtetit.
Komisioni e ka gjetur në përputhje me ligjin për Banken e Shqiperise, propozimin e Këshillit dhe e ka miratuar shkarkimin në unanimitet, – tha Brace pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit.
Nderkohe, sipas kryeminsitrit Edi Rama, te henen e ardhshme, Kuvendi do te nise punen per zevendesimin e 4 vendeve vakante ne Keshillin Drejtues te Bankes se Shqiperise, I cili aktualisht ka vetem 5 anetare.