Në promovimin e librit “Mikëpritja e një populli që kërkon liri” i botuar nga kisha katolike e Shkodrës në 20-vjetorin e angazhimit të kishës për refugjatët nga Kosova, një rrëfim të pazakontë e ka bërë motra saleziane Valbona Hajdari. Familja e saj në Deçan në Kosovës,

një prej zonave më të nxehta të luftës përjtoi bashkë më pjesën tjetër të fshatit një kalvar të pafund vuajtjesh të cilat janë rrëfyer për herë të parë nga motër Valbona Hajdari. Ajo kujton se si janë tërbuar serbët duke sulmuar fshatin Deçan kur NATO ka nisur bombardimet në Serbi.

Gjatë udhëtimit që nuk mbaronte kurrë motër Valbona Hajdari rrëfen edhe momentin e përballjes me ushtarët serb të plagosur që kishin mbushur një kishë atje dhe fyenin gratë e vajzat kosovare si dhe bënin masakra.

Pas disa ditësh udhëtim mes terrorit nga përndjekia e serbëve motër Valbona Hajdari ka arritur që të kalojë kufirin duke u futur në Shqipëri. Në një shkollë në Kukës tregon se si refugjatët kosovar flinin edhe në këmbë nga lodhja.

Nga Kukësi motër Valbona Hajdari mbërriti në Shkodër dhe përfundoi tek motrat saleziane ku shkoi për t’u pastruar e pushuar ndërsa aq i mjaftoi për të kuptuar thirrjen e Zotit dhe për të nisur një rrugëtim të ri

Një moment i vështirë ishte përballja me babain në Kosovë pas luftës duke patur frikë nëse do t’i jepte bekimin vajzës së tij në rrugën e fesë si motër saleziane.

Kjo histori e rrëfyer për herë të parë nga motër Valbona Hajdari emocionoi të pranishmit ndërsa risolli në vëmendje vuajtjet e popullit kosovar gjatë luftës por edhe mikëpritjen e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për t’i mirëpritur ata.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 12.11.2019
Artikulli tjetërARRESTOHET BASHKËAUTORI NË VRASJEN E ERI ZEFIT