U zhvillua seanca e parë parlamentare pas shkëputjes së pushimeve. Në sallë janë prezent vetëm deputetët e maxhorancës, ndërsa opozita (PD, LSI dhe aleatët e tjerë) siç edhe kishte paralajmëruar po zhvillom një takim të jashtëzakonshëm në Shkodër.

I pari që ka mbërritur në Kuvend është kryeministri i vendit, Edi Rama.
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi mbajti edhe një fjalë hapëse duke numëruar arritjet e sesionit të kaluar dhe duke parashikuar të riun.

Të gjitha kontributet tona përfshirë edhe luftën politike, t’ja kushtojmë luftës europiane. Të gjithë së bashku duhet të mësojmë nga përvoja e parlamentin Kroat, i cili ka miratuar 683 ligji në kuadër të reformës së përafrimit.

 

Në fjalën e tij, Ruçi ka përmendur edhe reformën në drejtësi duke përmendur edhe mosmiratimin e ligjit të Magjistratëve.

Fakti që 56% e gjyqtarëve u shkarkuan tregon që kjo ishte një domosdoshmëri për këtë sistem. Mosmiratimi i ligjit për Magjistratët tregon se dakortësia nuk u mbështet nga ana e opozitës. Kemi rastin që ta korrigjojmë në këtë sistem të ri parlamentar. Nuk është në dorën e Kuvendit apo Qeverisë për t’i dhënë të drejtën qytetarëve.

Qëllimi i reformës është garantimi i zbatimit të të drejtave të qytetarëve. Brenda këtij sesioni duhet të finalizohet ngritja e organeve të reja të drejtësisë . Këshilli për legjislacionin nuk përmbushi detyrën ndaj 5 vendimeve te Gjykatës Kushtetuese. Kostot e reformës ciladoqofshin jemi të dënuar t’i shërbejmë interesit publik.

Ftoj të gjitha grupet politike që të ndalin luftën për pushtetin e radhës, beteja jonë e përbashkët është për integrimin në Europë.

Balla: Shifrat janë të tilla që rendi publik prej vitesh ka qenë problematik në Shkodër dhe përsa i përket vrasjeve, në 2010 kur ministër ishte Basha, ato arritën edhe në nivelin më të lartë, 18 vetëm në Shkodër gjatë 2010, krahasuar me një shifër 8 vrasje gjatë 8 mujorit të 2018.

Edhe gjatë 2012 ka qenë 18 dhe mesatarja ka qenë në qeverisjen e PD dhe 9 në mandatin tonë të parë. Ne jemi shumë të shqetësuar për jetët e humbura nga krimi.

Zoti ministër kemi besim te puna juaj dhe presim reagimin sa më të shpejtë, një përgjigje kuptimpoltë ndaj kujtdo. Mediat të mos ushqejnë popullin me helmin e çorbës së SHQUP-it. Vëmendja jonë është tek njerëzit.

Xhafaj: Opozita po ushtron sulm agresiv të qëllimshëm për të nxirë imazhin e vendit dhe të policisë. Hetimet për rastet e Shkodrës po zhvillohen me intensitet. Këto janë raste të renda por ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve. Kemi përgjegjesi përballë qytetarëve.

Ata do të duhet t’i japin llogari qytetareve por shifrat e vrasjeve me dashje në kohën kur qeverisnin. Kemi bërë luftë intensive me grupet kriminale. Ato nuk u krijuan as dje, as pardje por kanë aktivitet të gjatë në vend. Operacioni forca e Ligjit po vijon dhe do të japë rezultate.
Ruçi: Mbyl

let seanca, rishikohemi në datën 10 shtator.

Artikulli paraprakKËRKOHEJ NË ITALI QË PREJ 2004, ARRESTOHET 54-VJEÇARI NË KUFIRIN E MORINËS
Artikulli tjetërBASHA: KRIMI KA KAPUR FATMIR XHAFAJN, KAMPIONIN E REFORMËS NË DREJTËSI