Bashkia e Shkodrës nis ndërtimin e një ujësjellësi të ri që do ti japë zgjidhje problemit shumë vjeçar të furnizimit me ujë të pijshëm në Njësinë Administrative Rrethina. Puna ka nisur në fshatin Kullaj të Postribës, aty ku do të ndërtohet stacioni i pompave, për të vijuar edhe me rrjetin e plotë të këtij ujësjellësi. Investimi është bërë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër, në një vlerë totale rreth 100 milion lekë të reja.

Në fazën e parë, punimet e të cilës tanimë kanë nisur, do të investohet rreth 60 milion lekë të reja. Nga ky investim, pritet të përfitojnë rreth 14 mijë familje në territorin e Bashkisë së Shkodrës, ndërsa në fazën e parë do të kryhen këto punime: -Montimi i pompave në puset ekzistuese -Ndërtimin e depos së re 250 m3 dhe stacionit të pompimit -Linjën e dërgimit stacion pompimi- depo -Ndërtim rrjeti shpërndarës fshati Guci e Re -Ndërtim pjesor i rrjetit shpërndarës fshati Shtoj i Vjetër –

Riparim i rrjetit ekzistues për linjat deri në fshatin Shtoj i Vjetër Me këtë investim, Bashkia e Shkodrës është e para në vend që ndërton me të ardhurat e veta një ujësjellës të ri në zona rurale.

Artikulli paraprakSHIU SHKAKTON PROBLEME NE FSHATRAT E LEZHËS
Artikulli tjetërMETA DEKRETON LIGJIN E RËNDËSISHËM PËR REFOMËN NË DREJTËSI