SEKUESTROHET KANABIS SATIVA, AKSIDENT NË HYRJE TË SHKODRËS .

Më datën 31. 07. 2014, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, ndaj  shtetasit Saimir C., vjeç 51, banues në Komunën Gruemirë, Malësi e Madhe. Procedimi penal ndaj këtij shtetasi filloi, pasi duke drejtuar mjetin e tij Tip Benz, pranë vendit të quajtur  Lokal “Shqiponja” Shkodër, ka aksidentuar  shtetasin K. U., vjeç 4, banues në Shkodër. Ky shtetas,  po trajtohet pranë Spitalit Rajonal Shkodër, me plagë të lehta. Materialet në Prokurori neni 290 i Kodit Penal.

Me datën 30. 07. 2014, filloi proçedimi penal Pa autor, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e rendit, për asgjësimin e lëndëve narkotike, pikërisht  në vendin e  quajtur ”Bjeshkë”, të Fshatit Zvinë, Komuna Iballë Pukë, u konstatuan tre miniparcela të mbjedha me kanabis sativa, gjithsejt 150 rrënjë. Materialet në Prokurori neni 284 i Kodit Penal.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/cBHuzinPLuQ” frameborder=”0″ allowfullscreen ]