Fluksi i lartë i emigrantëve nga Ballkani në Gjermani është shndërruar në një debat politik në vend, edhe brenda aleancës së konsdervatorëve në pushtet. Kryeministri i landit të Bavarisë, Horst Zehofer, i Partisë Kristiansocialiste aleate e Kristianëdemokratëve të Merkel, ka sugjeruar se ndaj azilkërkuesve shqiptarë, kosovarë dhe malazezë të ndërmerren masa më të ashpra, duke krijuar kampe të posaçme grumbullimi për të gjithë ata që nuk përfitojnë azil, në mënyrë që të bëhet më i lehtë deportimi i tyre për në vendet e origjinës.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i të ngarkuarës me punë në qeverinë federale për emigracionin, Ajdan Ëzguz, e cila bëri thirrje për frenimin e retorikës që ngjall frikë dhe panik mes emigrantëve, si dhe u shpreh kundër ngritjes së këtyre kampeve të përkohshëm, ku kushtet e jetesës janë në minimumin e mundshëm. Edhe kryetari i Partisë Ekologjike, Xhem Ëzdemir shprehu mirëkuptimin për aizlkërkuesit e ballkanit perëndimor, duke i bërë thirrje qeverisë që të luftojë shkaqet që i shtyjnë shqiptarët dhe të tjerët të lënë vendin e tyre. Kjo ide e luftimit të problemit në rrënjë mbështetet edhe nga qeveria federale, dhe kancelarja Merkel, e cila gjithnjë e më tepër i ka bërë thirrje vendeve të rrajonit të ballkanit perëndimor që frenojnë emigrimin masiv, duke rritur standardet e jetesës, pasi procesi i antarësimit në Bashkimin Europian ka edhe detyrime përveç se privilegje.

Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS, NJË “RELIKE” QË KËRKON PËRKUJDESJE
Artikulli tjetërME ÇFARË PËRBALLEN AZILKËRKUESIT NË GJERMANI