Teksa kalon me makinë urën e re të Bunës, ura antike, që qëndron prej më shumë se një shekulli, duket sikur të vështron me xhelozi, pasi ajo tashmë ka mbetur si një relike mbi 120-vjeçare e që shërben vetëm për kalimtarët dhe peshkatarët. Një projekt ambicioz eshte drejt perfundimit me zgjerimin e rrugës, si dhe krijimin e një pedonaleje me 4 metër gjerësi, si dhe të përmotshmet biçikleta. Pjesa për makinat është 6 metër e gjerë.

Punimet kanë nisur që në vitin 2013, por ende nuk kanë mbaruar plotesisht . Prej 20 vitesh nuk ka ndonjë investim të mirëfilltë, si nga shteti apo privati për ndërtimin e ndonjë resorti të mirëfilltë. Në kohën e regjimit komunist ka ekzistuar teoria që qyteti duhet të qëndrojë larg ujit. Pra ndërtimet duhet të jenë larg pjesës së detit apo liqenit. Kjo politikë ndiqej dhe për faktin se Shiroka ishte vend kufitar dhe ruhej. Kjo teori, e mbajtjes larg, është zbatuar dhe gjatë viteve të demokracisë. Tashmë ka dyndje të ndërtimeve pa leje, kryesisht në zonën e Livades, matanë bregut të Shirokës, në periferi të qytetit të Shkodrës. Punimet për rehabilitimin e zonës së Shirokës kanë nisur në vitin 2013. Vlera e projektit është 115.979.000 lekë. Një projekt tjetër është ai i “Rehabilitimit të plazheve dhe ndërtimi i infrastrukturës për aktivitete sportive” me një vlerë rreth 12.5 milionë lekë. Janë parashikuar ndërhyrje në 3 plazhe, më kryesoret janë vendet e quajtura Rrasat dhe Zalli i Bardhë. Që nga viti 2005, liqenit të Shkodrës i është dhënë një status i veçantë, që detyron shtetin shqiptar të mbrojë këtë pasuri të rrallë në Ballkan. Liqeni i Shkodrës dhe lumi i Bunës janë të ligjëruara si zona të Mbrojtura. Paradoksi qëndron se Mali i Zi e ka shpallur Park Kombëtar pjesën e liqenit që në vitin 1983 nderkohe qe ne Shqiperi askush nuk e merr guximin per nje gje te tille.Liqeni i Shkodrës njihet si liqeni më i madh i Ballkanit, mbretëron në mes dy shteteve, pjesa më e madhe e tij është nën “sundimin” e republikës malazeze.