Gjatë fundjavave adoleshentët janë telefonuesit më të rregullt të urgjencës mjekësore. Ndërkohë, që rreth 85 mijë raste urgjence janë regjistuar vetëm për muajt e parë të vitit 2019.

Adoleshentët janë bërë telefonuesit më të rregullt për kërkimin e ndihmës urgjente në spitale. Vetëm gjatë fundjavave me dhjetëra telefonata vijnë në numrin 127 për të marrë ndihmë mjekësore urgjente.

“Kur dalin rreth orës 3-4 të mëngjesit me të vjella, me gjendje të keqe shëndetësore. Nuk janë njerëz që janë kronike, por fundi i javës, edhe për të treguar moshën e adoleshencës. Ata që na njoftojnë janë shokët apo shoqet që janë me ta”

Megjithatë drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës vlerëson se raste të konsiderueshme janë edhe tentativat për vetëvrasje.

“Tentativat që për fat të keq ndodhin në Shqipëri nëpërmjet helmimeve. Në këto 4 muaj janë rreth 778, në të cilat janë të përfshirë si intoksikimet alkoolike, ato nga përdorimi i substancave narkotike, apo edhe ato nga tentative vetëvrasje”

Përgjatë tre muajve të parë të vitit 2019 janë regjistruar rreth 85 mijë raste urgjente, prej të cilave ato më të shpeshtat kanë qenë për sëmundshmëri kardiake.