Pas 14 muajsh në burg Dani Alves do lërë qelinë. Futbollisti brazilian, i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg pak ditë më parë për abuzim seksual, pritet të paguajë 1 milionë euro garanci.

Vendimi u mor të martën nga gjykata e Barcelonës, që ka vendosur gjithashtu disa kushte për ish-futbollistin e Barcelonës. Atij do ti mbahen të dy pasaportat, braziliane dhe spanjolle, ndërsa do paraqitet sa herë të thirret në gjykatë deri në një vendim përfundimtar. Dani Alves gjithashtu nuk duhet ti afrohet më shumë se 1 kilometër shtëpisë së personit te abuzuar, ndërsa e njëjta gjë vlen për punën dhe ambientet që ajo frekuenton.

Artikulli paraprak‘HARKU OPOZITAR EURO-ATLANTIK’, BASHA: KEMI GATI NJË PROGRAM PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN
Artikulli tjetërSTAR KIDS – 20.03.2024