10.000 euro me mashtrime, lihet në burg administratorja e ‘Magic Horizont’.

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg Arnisla Koplikun, e akuzuar për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda ndaj disa personave. Ajo është kallëzuar nga disa qytetarë, të cilëve Kopliku ju kishte premtuar udhëtim turistik drejt Antalias, por ditën e udhëtimit, 35-vjeçarja ju ka komunikuar se agjencia e saj turistike kishte falimentuar. Këto mashtrime, sipas prokurorisë, ajo i kryente teksa prezantohej si administratorja e “Magic Horizont” me anë të së cilës premtonte kundrejt pagesa ture në Turqi dhe bileta avioni. Kopliku ka qenë e dënuar me 3 vite shërbim prove për mashtrim me pasoja të rënda të udhëtarëve me biletat turistike, por kjo se ka penguar 30-vjeçaren nga Shkodra t’i rikthehet sërish mashtrimit. Sipas hetimeve, në më pak se dy vite, Arnisa Kopliku ka mundur të përfitojë nga qytetarët 10 mijë euro nëpërmjet mashtrimit.

Artikulli paraprakBASHA LETËR RAMËS: PRANOJE DHE TI ‘MCALLISTER PLUS’. RAMA-BASHËS: MOS FOL NË EMËR TË SHBA,MOS U FSHIH PAS MCALLISTER
Artikulli tjetërLU, DY ORË ME BASHËN, MË PAS TAKIM ME RAMËN